Mbahet seanca e Këshillit Komunal, Arifi "kërcënon" gazetarët e Titullit (video)
Lokale

Mbahet seanca e Këshillit Komunal, Arifi "kërcënon" gazetarët e Titullit (video)

24.Jul.2014 16:45
0

Këshilli Komunal i Bujanocit në seancën e sotme ka shqyrtuar raportet financiare të disa ndërmarrjeve publike për gjashtë mujorin e vitit 2014.

Shefat e këtyre ndërmarrjeve kanë elaboruar për shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe, ndërmarrja më e madhe që ka borxh është “Komunalia” në vlerë prej 116.913.967 dinarë deri më 30 korrik të këtij viti.

Sipas raportit nga kryetari i organit të përkohshëm të ndërmarrjes publike “Komunalia”, Avni Ismaili, kjo ndërmarrje deri më 1 janar të vitit 2014 ka pasur 284.685.558 dinarë borxhe.

Gjithashtu, Bajram Fejzullahu, kryeshefi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, në raportin e tij përveç tjerash foli për punët e kulturës dhe informimit ku theksoi edhe bashkëpunimin me mediat lokale RTV”Bujanoci” dhe TV “Spektri”, mediat të cilat shfrytëzojnë buxhetin më të madh të paraparë për media nga administrata komunale e Bujanocit.

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në raportin e dorëzuar Këshillit Komunal ka sqaruar se gjatë periudhës gjashtë mujore janë paraqitur 51 kërkesa për formimin e punëtorive, 32 kërkesa për shlyerje të biznesit, 48 për ndryshime dhe të tjerë.

Këshilli Komunal ka ndarë mjete financiare edhe për stacionin e veterinarisë në Bujanoc ku mes tjerash janë ndarë 1.080.000 dinarë për kujdesin ndaj qenve endacak që kanë qendrën e azilit në fshatin Klenik të Bujanocit.

Gjithashtu janë shqyrtuar dhe aprovuar disa kërkesa tjera të qytetarëve, janë ndarë mjete edhe për organizatat joqeveritare.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi njëherit edhe kryesues i seancës së Këshillit shtroi pyetjet e tij ndaj raporteve të caktuara të ndërmarrjeve dhe drejtorateve komunale.

 

Arifi, gazetarëve të Titullit: Dilni jashtë...

Përderisa seance vazhdonte punimet kryetari i Komunës së Bujanocit në një moment nuk mundi të përmbahet, me tonë të lartë urdhëron gazetarët e portalit informativ Titulli të dalin jashtë.

I pari i Komunës së Bujanocit gjatë mbajtjes së mbledhjes së njëmbëdhjetë të Këshillit Komunal, edhe pse nuk ia lejon rregullorja e punës ai urdhëron dy gazetarët që të lëshojnë mbledhjen me arsyen se “po bëjnë zhurmë”.

Arifi qysh në ardhjen e gazetarëve të Titullit në përcjellje të seancës filloi me sanksionet e tij, përderisa dy mediat tjera lokale TV Bujanocin dhe TV Spektrin i lejonte të bënin regjistrime, gazetarin e Titullit e urdhëron të mos fotografojë, me arsyen se këtë mund ta bëjë në fund të seancës.

“Shpërthimi” i tij edhi në momentin që gazetarët po konsultoheshin, e që sipas Arifit “po bënin zhurmë”.

“Dilni jashtë, jashtë, jashtë...” i tha i nxehur Arifi gazetarëve të Titullit. Natyrisht që gazetarët nuk lëvizën nga vendi duke ditur që Arifi po bënte shkelje, ndërsa me ndihmën e celularit arritën të kapin një fjalë të tij “jashtë”, të cilat i ndali pasi pa se po regjistrohej.

Arifi gjatë punës së kësaj seance nuk pa të arsyeshme që t’i tërheqë vërejtjen bashkëpunëtorit të tij, njëherit zyrtarit nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal i cili “po flinte” dhe gërhiste në këtë seancë.

Sjellja e sotme e kryetarit dëshmon edhe njëherë presionin që ai me bashkëpunëtor të tij po bëjnë ndaj portalit informativ Titulli.

Rregullorja e punës ndër të tjera qartëson se kryetari, në këtë rast Arifi, është i barabartë me anëtarët e tjerë të Këshillit, me përjashtim që udhëheqë seancën.

Gjithashtu  me rregullore ai mund vetëm të tërheq vërejtjen dhe në rast se bëhen shkelje gjatë punë së seancës atëherë duhet të votohet për të larguar dikend nga hapësira ku mbahet mbledhja, dhe jo si Arifi, të tregohet më i forti duke dhënë urdhra pa pëlqimin e anëtarëve të tjerë të Këshillit.

Portali informativ Titulli do të vazhdojë me punën profesionale, kurse do të ndjekë si seancat publike njashtu edhe funksionimin e administratës komunale me qëllim të ruajtjes së interesit të qytetarëve./Titulli.com/

Familja Mehmeti në kushte të mjerueshme, jetojnë në nëntë metra katrorë (video)
Qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja në Vojvodinë për punë sezonale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration